Shkup-Sofje: Përvoja evropiane kompromisi për historinë

Maqedonia

Shkup-Sofje: Përvoja evropiane kompromisi për historinë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Dallimet historike me Bullgarinë duhet të zgjidhen sipas shembullit të kompromisit që e kanë arritur më shumë vende në kontinentin evropian dhe në kontinente të tjera. Ambasadori i Republikës Çeke, vendi kryesues me Bashkimin Evropian, në panel diskutimin sot në Shkup e rekomandoi shembullin e katërshes së Vishegradit, bashkëpunimi i të cilave i vendosur që para anëtarësimit në BE, u ka ndihmuar Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë të kyçen në BE.

Kërcënimi për bombë të vendosur në hotelin “Meriot” në qendër të Shkupit, në mesditë, pjesërisht e pengoi agjendën e konferencës për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, e organizuar nga organizata joqeveritare “Eurothink”. Megjithatë, Ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jarosllav Ludvig, e ndau përvojën qendrore-evropiane për kontestet rreth historisë së përbashkët., tha Jaroslav Ludvig, ambasador i Republikës Çeke.

Këshilltari në ambasadën e Kanadasë në Beograd, e cila i mbështet projektet për afrimin e Sofjes dhe Shkupit, vuri në dukje se në kontinentin e tij kontestet janë të hapura me popullatën indigjene, por dialogu nuk është ndërprerë.

“Vendi në të cilin ndërtojmë hekurudha, dikur ka qenë vend i dikujt. Indigjenët kanë pasur histori krejtësisht tjetër. Është e rëndësishme ta kthejmë pas historinë dhe ta shohim çfarë udhëkryqe ka pasur”, tha Morgan, ambasada e Kanadasë, Serbi.

Si shembull më të përshtatshëm për rrugën e përbashkët evropiane, ambasadori i Çekisë e vuri në dukje grupin e Vishegradit, bashkëpunim rajonal nëpër të cilin vendi i tij, por edhe Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, në mënyrë të përbashkët u përgatitën për kyçje dhe bashkëpunim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat