Prokuroria kërkon që t’i merren dokumentet e udhëtimit Llatasit, akuza janë ngritur edhe kundër Lazarovit

Maqedonia

Prokuroria kërkon që t’i merren dokumentet e udhëtimit Llatasit, akuza janë ngritur edhe kundër Lazarovit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:28
Dragan Pavloviq-Llatas dhe YouTuber-i Stefan Lazarov

Prokuroria Themelore Publike në Shkup deri te gjykata kompetente ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Llatas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shpërndarjes të materialit racist dhe ksenofobik”.

Të dy akuzohen se përmes sistemit kompjuterike, kanë shpërndarë prezantim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, gjë që shkaktoi reagime dhe një ndjenjë neverie dhe ankthi në opinion.

Prokurori publik për shkak të rrezikut të arratisjes i propozoi Gjykatës Themelore Penale Shkup që të akuzuarit Pavloviq-Llatas t’i caktohet masa e kujdesit, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit.

“Pas njoftimit të MPB-së, Prokuroria ka hapur rastin për intervistën e Stefan Lazariovit dhe Dragan Pavloviq-Llatas, në të cilën Llatas tregon se si ka rrahur dhe përdhunuar një vajzë”, thonë nga atje.

Akuza u ngrit pasi intervista e Lazarov me Pavloviq-Latas u transmetua javën e kaluar, në të cilën Latas tregoi se si një 15-vjeçar ai dhe disa shokë kishin rrahur dhe përdhunuar një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat