Vajza e tij u kafshua nga qentë endacak, Kasami viziton profesorin Bashkim Selmani në shtëpi

Maqedonia

Vajza e tij u kafshua nga qentë endacak, Kasami viziton profesorin Bashkim Selmani në shtëpi

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:26
Foto nga takimi

Dy ditë më parë profesori nga Tetova, Bashkim Selmani denoncoi se qentë endacak i’a kanë sulmuar vajzën duke i shkaktuar lëndime në pjesë të trupit. Sot kryetari i komunës së Tetovës i shkoi për vizitë në shtëpi ku i tregon se për këtë problem së shpejti do të ketë zgjidhje.

”Sot isha për vizitë në shtëpinë e profesorit Bashkim Selmani, të cilit qentë endacak i’a sulmuan vajzën para disa ditësh. Problemi i qenve endacak është problem që tangon gjithë qytetarët e Tetovës, andaj edhe angazhimi ynë është në zgjidhjen e problemit.

Ne në vazhdimësi po kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem, por në shumicën e rasteve ne si pushtet lokal hasim në vesh të shurdhër nga ana e pushtetit qendror, pasi problemi në fjalë kërkon edhe angazhimin e autoriteteve qendrore. Nuk shfajësohemi, përkundrazi jemi këtu për t’ju dal në ndihmë qytetarëve” – shkruan Bilall Kasami.

Ndryshe nga Komuna e Tetovës kanë propozuar plan për qentë endacak por ende nuk ka zgjidhje konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat