Pagën e janarit në Maqedoni ende nuk e kanë marrë rreth 36 mijë të punësuar

Maqedonia

Pagën e janarit në Maqedoni ende nuk e kanë marrë rreth 36 mijë të punësuar

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) me kohë i ka ndërmarrë të gjitha kompetencat ligjore që i ka në pjesën e pagesës së detyrueshme – vërejtje, vendime, bllokada,…. që punëdhënësit me kohë t’ua paguajnë rrogën personave të punësuar, informoi sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

“Obligim për përllogaritje për pagën për janar 2023 kanë pasur gjithsej 69.235 punëdhënës për 534.282 persona të punësuar me afat ligjor për pagesë deri më 15 shkurt.

Prej tyre, përfundimisht deri më 23 shkurt përllogaritjen e paguan 55.328 punëdhënës për 518.443 persona të punësuar. përllogaritjen nuk e paguan 8.144 punëdhënës për 23.965 persona të punësuar.

Përderisa 5.763 punëdhënës për 11.974 të punësuar ende nuk kanë parashtruar përllogaritje”, tha Llukarevska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat