LAMM Maqedoni: Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

LAMM Maqedoni: Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat