Bekteshi për masën e çmimit të bukës: Të mbrojmë qytetarët!

Maqedonia

Bekteshi për masën e çmimit të bukës: Të mbrojmë qytetarët!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me masën e paralajmëruar për ngrirjen e çmimit të bukës, e cila sipas paralajmërimeve duhet të miratohet sot, tha se “vendimet me gjasë do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”.

“Do të kemi një konferencë shtesë për media me kryeministrin Kovaçevski. E di që tema janë vendimet e fundit.

Vendimet me shumë gjasa do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”, theksoi Bekteshi.

Dje mullixhinjtë kërcënuan se nëse Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit të bukës, siç paralajmëroi ministri Bekteshi të shtunën, do të ndalojnë prodhimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat