Mariçiq nga Brukseli: Procesi i negociatave me BE-në e bën më të vlerësuar punëtorin nga RMV

Maqedonia

Mariçiq nga Brukseli: Procesi i negociatave me BE-në e bën më të vlerësuar punëtorin nga RMV

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:22
Bojan Mariçiq

Në Bruksel është duke u zhvilluar skriningu bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e Lirë e Punëtorëve”, për të cilin zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në video-fjalimin e tij nga Komisioni Evropian, thotë se kjo është shumë kapitull i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, sepse me harmonizimin me legjislacionin e BE-së hiqen barrierat në tregun evropian të punës dhe hapja e tij do ta bëjë më të vlerësuar punëtorin e vendit tonë.

“Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për qytetarët e Maqedonisë kjo nënkupton punë pa leje pune, trajtim të barabartë në punësim si me qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së, sigurime të barabarta shoqërore si qytetarët e shtetit anëtar ku punëtori është i punësuar e drejta e pensioneve dhe kontributeve sociale, njohja reciproke e kualifikimeve”, thotë Mariçiq.

Zv. kryeministri dhe kryenegociatori me BE-në thotë se kemi bërë një sërë reformash në këtë fushë.

 Por duhet bërë më shumë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka lidhur 15 marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me 9 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për përdorimin e kartelës evropiane të sigurimit shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat