Digjet magazina e kanabisit në Kavadar

Maqedonia

Digjet magazina e kanabisit në Kavadar

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Më shumë se dhjetë automjete dhe mbi 25 zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit që përfshiu pjesën e magazinës së një fabrike kanabisi në Debrishte, rrethinën e Kavadarit.

Në aksion janë përfshirë NJTKZ Kavadar, NP “Komunalec” – Kavadar dhe “Euronikel”, njoftoi kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev.

Zjarri u vu nën kontroll dhe pjesa më e madhe e ndërtesës u shpëtua.

Së shpejti priten të dhëna të tjera për shkakun e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat