Mickoski: Qeveria partner me krimin

Maqedonia

Mickoski: Qeveria partner me krimin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:46
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka folur për ngjaren e fundit të vrasjes së dy të rinjve në Shkup. Sipas Mickoski e gjithë kjo po ndodh sepse në Maqedoni ai që duhet ta ndjek krimin është partner i krimit.

“Kur nuk ka kufi të qartë mes qeverisë dhe krimit, kur gjysma e anëtarëve të karteleve ballkanike të drogës kanë pasaporta të Maqedonisë së Veriut që u jepen këtu, atëherë është normale që krimi ka vendin e vet, dhe fatkeqësisht kjo është Maqedonia jonë. Prandaj them se sa më shpejt të largohen, aq më shpejt do të përfundojë kjo sjellje devijante”, deklaroi kryetari Mickoski.

Këto komente Mikcoski i dha gjatë mbikëqyrjes së punimeve ndërtimore në rrugën lokale Novo Sellë – Bosillovë.

Lidhur me ngjarjen, nga Prokuroria as sot nuk kishin detaje shtesë. Nga atje thonë se po vijon mbledhja e dëshmive materiale por edhe dëgjimi i dëshmitarëve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat