Maqedoni, punëtorët shëndetësor tre muaj pa rroga dhe kontrata pune

Maqedonia

Maqedoni, punëtorët shëndetësor tre muaj pa rroga dhe kontrata pune

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Punëtorët shëndetësor tre muaj pa rroga dhe pa kontrata të revoltuar kanë dërguar letër Ministrit të Shëndetësisë duke i bërë thirrje sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje, sepse ndryshe do të ikin edhe ata si të tjerët dhe do nga ngelet Maqedonia e Veriut pa mjek.

Në letrën publike dërguar deri te Ministri i Shëndetësisë, punëtorët shëndetësor theksojnë se gati 3 muaj punojnë nga 8 orë në ditë pa kontrate dhe pa rroga.

“Në çdo front ishim dhe jemi ne, por që nga dhjetori s’dimë gjë për fatin tonë. Kaluan 3 vite e gjysmë dhe ne punuam vetëm me kontrate pa sigurim shëndetësor me një rrogë minimale 20.000 denarshe pa asnjë cent më shumë edhe pse punuam me ndërrime nate ,e spitale dhe reparte të ndryshme.

U mjaftuam dhe me 20.000 denarë vetëm mos të iknim në Gjermani dhe të linim vendin tonë pa ne, që kemi profesionin më human në botë. Gati 3 muaj punojmë nga 8 orë në ditë pa kontrate dhe pa rroga duke shpresuar se çdo ditë që zbardh të na zgjidhet kjo gjendje por kemi hasur në veshë të shurdhër, askush nuk reagon mbi rrugëtimin tonë, i nderuar ministër ,të ikim dhe NE nga këtu apo si do t’ja bëjmë.Kërkojmë zgjidhje, kërkojmë punësimin tonë me një rrogë që e meritojmë mbi rëndësinë dhe kontributin e punës tonë sepse pa ne populli do e pësojë se s’do ketë kush të punojë. Për vërtetësinë e fjalëve që shpreha kemi dëshmitare të gjithë personelin mjekësor që punon këtu dhe e dëshmojnë punën dhe kontributin tonë. Nëse jo NE, atëherë kush do të punoje?”, thuhet në letrën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat