Maqedoni, miratohen ndryshimet ligjore që mundësojnë blerjen e drejtpërdrejtë të ilaçeve nga një prodhues i vetëm

Maqedonia

Maqedoni, miratohen ndryshimet ligjore që mundësojnë blerjen e drejtpërdrejtë të ilaçeve nga një prodhues i vetëm

Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:22
Kuvendi

Kuvendi sonte në seancën e 106-të e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe pajisje mjekësore dhe votoi ndryshimet në Ligjin për sigurim shëndetësor, pasi Komisioni parlamentar për shëndetësi paraprakisht mbajti një seancë emergjente.

Me plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore do të mundësohet prokurimi i drejtpërdrejtë i një ilaçi përmes marrëveshjeve të veçanta ndërmjet shtetit dhe prodhuesit të një ilaçi inovativ që është patentuar dhe që nuk ka konkurrencë në treg. Kjo do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të lirë në ilaçe, kryesisht ato për sëmundje të rralla, si dhe për sëmundje specifike dhe të rënda.

Plotësimi i ligjit ka nisur me qëllim të prokurimit të ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike, por do të zbatohet edhe për ilaçet e tjera që kanë një prodhues të vetëm.

Legjislacioni aktual nuk lejon prokurimin e drejtpërdrejtë por përmes prokurimeve publike dhe tregtarëve të ilaçeve, të cilët sipas propozuesve të ligjit e rritën më tej çmimin e barnave.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së u përgjigjën se propozimi ishte vonë dhe se duhej dhe mund të ndodhte shumë më herët para se të vdiste një pacient në pritje të ilaçit Trikafta.

Kuvendi i miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për sigurime shëndetësore, i cili ka të bëjë edhe me ilaçet për sëmundje të rralla dhe i referohet komisionit që propozon barnat që janë në ngarkesë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat