Stoilkovski: Vendi do të mbetet pa shëndetësi publike

Maqedonia

Stoilkovski: Vendi do të mbetet pa shëndetësi publike

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:38
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot u shpreh se qeveria është e përqendruar në krim dhe korrupsion andaj personeli mjekësor punon pa paga, pa sigurim dhe pa vendime pune.

Sipas tij, përveç mos zgjidhjes së problemeve për të punësuarit në sistemin shëndetësor, mungojnë edhe ilaçet dhe kushtet tjera për punë, ndërsa zgjedhjet, sipas tij, janë zgjidhja e këtij problemi dhe problemeve të tjera.

Në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka reagensë, ndaj pacientët shkojnë në institucionet private. Në Klinikën e Neurologjisë, prej nga vjen ministri i ri, nuk ka ilaç për pacientët neurologjikë. Nuk ka as ilaçe, as kushte, as para për staf, as shëndetësi, sepse janë të përqendruar te krimi! Kjo është e turpshme, Maqedonia do të mbetet pa shëndetësi publike, mjekët dhe stafi do të emigrojnë, prandaj kjo duhet të ndalet”, shtoi Stoilkovski.

Ai shtoi se Qeveria nuk ka dëshirë dhe nuk din t’i zgjidh këto probleme dhe se për këtë nevojiten zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat