LSDM: Kovaçevski mundësoi fatura më të ulëta, pensione dhe paga më të larta

Maqedonia

LSDM: Kovaçevski mundësoi fatura më të ulëta, pensione dhe paga më të larta

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:05
Dimitar Kovaçevski

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dëshmoi se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët në kohë të krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike. Me një qasje të përgjegjshme dhe shtëpiake, ai siguroi fatura më të vogla, pensione dhe paga më të mëdha, thonë nga LSDM.

“Paga mesatare në vend për pesë vjet është rritur për 44 për qind dhe ka arritur në 34.364 denarë. Paga minimale prej më pak se 9.000 denarë në vitin 2017 ka arritur shumën prej 20.175 denarë.

Nga ky muaj, të 330 mijë pensionistët do të marrin pensione të rritura me 8.4 për qind, ndërsa në shtator i pret një rregullim i ri i pensioneve.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e udhëhequr nga presidenti Kovaçevski, me ngrirjen e çmimeve të bukës, makaronave, qumështit dhe produkteve të qumështit, reduktoi faturat shtëpiake dhe bëri lehtësime për buxhetet familjare. Me subvencionimin e 80 për qind të faturave të energjisë elektrike, amvisëritë paguajnë vetëm 20 për qind të energjisë elektrike të konsumuar, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat