Deponi e egër afër parkut të pishave në Sllupçan, Arifi: E pastrojmë por njerëz të papërgjegjshëm hedhin sërish mbeturina

Maqedonia

Deponi e egër afër parkut të pishave në Sllupçan, Arifi: E pastrojmë por njerëz të papërgjegjshëm hedhin sërish mbeturina

Më: 9 prill 2023 Në ora: 22:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo është pamja që të shoqëron duke shkuar te parku i pishave në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës. Deponi e egër gjatë rrugës dhe mbeturina gjithandej.

Kryetari i komunës Erkan Arifi thotë se këtu vazhdimisht ndërmerren aksione për pastrim, por persona të papërgjegjshëm prapë hedhin mbeturina gjatë kohës kur inspektorët nuk janë në terren.

Komuna përmes ndërmarrjes “Pisha”, ka vendos dy kontejnerë, për grumbullimin e mbeturinave, edhe gjatë çdo jave pastrohen, mirëpo prapë edhe këtu nga persona të pa përgjegjshëm hidhen mbeturinat e jo nga vizitorët.”- deklaroi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

Arifi rikujton se për shkelje të këtilla ndotësit sanksionohen sipas ligjeve në fuqi.

Investimet që janë bërë deri tani në parkun e pishave kanë qenë nga qytetarë vullnetarë në bashkëpunim me komunën. Por çfarë investimesh bën Komuna që brenda parkut të ketë shporta për mbeturina?

Duke e parë se interesi i banorëve për rekreacion në këtë vend gjithmonë është në rritje, jemi në punim e sipër të planit urbanistik jashtë vendbanimit, në të cilin plan përveç që janë paraparë pajisjet urbane, shporta të vogla për mbeturina, ulëse, e tjera, janë të parapara edhe investime tjera.”- pohoi deklaroi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës..

Arifi siguron se kjo bukuri natyrore do të merr pamjen që e meriton, ndërsa thekson se dënimet që do të marrin shkelësit do të ndihmojë që pastërtia të jetë në nivelin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat