SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi

Maqedonia

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:01
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot, nga një person i cili është i punësuar në komunën e Tetovës.

Pas publikimit të storjes nga ana e gazetarit Nevri Ademi të “Tetova Sot”, e cila flet për nepotizëm gjatë procesit të punësimit të bashkëshortes së Udhëheqësit të Departamentit për Arsim në Komunën e Tetovës, Validin Ademi, ai dje ka marrë kërcënim online në Facebook nga ana e vëllait të udhëheqësit Ademi.

Sipas dëshmisë së kolegut, personi Valmir Ademi gjatë ditës së djeshme, me mesazh privat e ka kërcënuar me fjalët: “Po prek bukën time dhe familjen time, ndaj që nga ky moment të keni kujdes ti bashkë me shefin tënd”.

Kërcënimi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sipas informacioneve të kolegut Nevri Ademi, kërcënuesi tashmë është dërguar në stacionin policor.

Rasti është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe SHGM do të ndjekë hetimin dhe do të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

SHGM do t’i drejtohet kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe do të insistojë që të kërkoj përgjegjësi nga personi i cili ka drejtuar kërcënime ndaj gazetarit Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat