Ekspertët: Të publikohet marrëveshja me Bechtel dhe Enka

Maqedonia

Ekspertët: Të publikohet marrëveshja me Bechtel dhe Enka

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:04
Korridori 8

Publikimi i marrëveshjes me Bechtel dhe Enka është interes publik. Ekspertët vlerësojnë se Qeveria nuk guxon të mban larg syve të opinionit një informacion publik, pavarësisht kërkesës së partnerit privat.

Goce Kocevski nga Shoqata e juristëve të rinj në emisionin 360 gradë tha se Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore duhet të bën testin e shkaktimit të dëmit dhe të vërtetohet se marrëveshja duhet publikuar. Sipas tij me këtë veprim shuhen edhe dilemat për keqpërdorime dhe korrupsion.

“Testi i shkaktimit të dëmit duhet t’i vendos në kandar dy gjëra: çfarë humb Qeveria nëse e publikon informacionin dhe çfarë fiton interesi publik. Edhe Ligji për informata me karakter publik tregon qartë se çfarë quhet interes publik. Derisa një informacion i zbuluar ndikon që të kuptohet një çështje për të cilën bëhen politika publike ose ka debat parlamentar. Më qartë se kaq besoj se nuk ka”, u shpreh Goce Kocevski, Shoqata e juristëve të rinj.

Pushteti dhe opozita edhe sot vazhduan akuzat e ndërsjella mbi mos publikimin e marrëveshjes. LSDM-ja vlerëson se opozita maqedonase po akuzon dhe shpif me qëllim sabotimit e projektit më të madh infrastrukturor në vend.

“OBRM-PDUKM-ja akuzon kompani amerikane me renome botërore siç është Bechtel se gjoja po vjedh para dhe po bën krim. OBRM-PDUKM-ja qëllimisht shpërndan gënjeshtra kundër ndërtimit të projektit strategjik si Korridoret 8 dhe 10-D. Në OBRM-PDUKM asgjë nuk ka ndryshuar është e njëjta parti e regjimit dhe mbetet simbol i korrupsionit dhe kriminalitetit”, thonë nga LSDM.

Ndërkohë OBRM-PDUKM-ja akuzon Qeverinë se arsyetimet e pabaza i bën me qëllim mbrojtjen e krimit të tyre. Opozita maqedonase thotë se për ta nuk është kontestues kompania, por veprimet e Kovaçevskit dhe Grubit.

“E vërteta është se krimi është tek Qeveria. Çdo subjekt privat apo kompani lufton që të fiton maksimumin në negociatat, por kimi është në faktin se shteti pason nga Qeveria, Kovaçevski dhe Grubi e kanë vënë vendin në gjendje të varur dhe pranuan të paguajnë miliona si ndëshkime dhe harxhime ndaj subjektit privat”, shtojnë OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat