Muaji Ramazan, kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit

Maqedonia

Muaji Ramazan, kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Njëra ndër vendet më të frekuentura në kryeqytet, Çarshia e Shkupit, e cila vizitohet gjatë ditës nga shumë vizitorë të huaj dhe nga vendi, sot në orët e mesditës ishte pothuajse e zbrazur në pjesën e kafiterive. Televizioni Shenja vizitoi këtë pjesë të Çarshisë, ku shumica e lokaleve gjatë ditës ishin të mbyllura, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një kamarier i cili ishte në orarin e punës, tha se ka filluar me punë që nga ora 9:00 në mëngjes, por siç tha ai, nuk ka lëvizje gjatë ditës, ai tha se frekuentimi më i madh i qytetarëve në këtë pjesë fillonë në mbrëmje pas iftarit.

KAMARIER

Disa qytetarë tjerë të cilët nuk deshën të flasin para kamerës, nuk pajtohen me këtë vendim të pronarëve të kafiterive që gjatë ditës të jenë të mbyllura. Ata thojnë se kafiteritë duhet punuar pasi “Çarshia e Shkupit”, vizitohet nga shumë turistë të huaj. Por, një pjesë tjetër e qytetarëve mendojnë se mbyllja e lokaleve është normale në qytetin e Shkupit, i cili si vend praktikues i fesë islame në rajon, Sipas tyre, kjo është një prej veprimeve që reflekton respektin për muajin e shenjtë të Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat