Lloga: Opozita rrezikon të ardhmen e vendit drejt BE-së

Maqedonia

Lloga: Opozita rrezikon të ardhmen e vendit drejt BE-së

Më: 17 prill 2023 Në ora: 22:29
Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni u shpreh se ekspertët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese do të jenë persona të besieshëm dhe me kredibilitet.

Ministri Lloga nuk dha emra se kush mund të jenë personat që do të angazhohen në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe u shpreh i zhgënjyer nga partitë politike shqiptare në opozitë për shkak se ende nuk kanë propozuar emra.

“Fatkeqësisht përfaqësues të partive politike maqedonase në opozitë nuk ka në këtë grip, por ajo që unë nuk dua të besoj akoma është si përfaqësues të partive politike opozitare shqiptare nuk e kanë gjetur të arsyeshme që të marrin pjesë në këtë grup pune dhe më vjen keq që kapitali i tyre politik të flasë përmes gojës së Mickoskit”, u shpreh ndër të tjera ministri Lloga.

Ministri Lloga po ashtu shprehu se opozita maqedonase po kalkuon në vota dhe minon ardhmërinë e re dhe se një rast të tillë Maqedonia e ka pasur në vitin 2008 ku u refuzua anëtarësimi në NATO dhe vendi humbi rastin.

“Për kalkulime të politikës ditore dhe të asaj zgjedhore vendi po rrezikon ardhmërinë drejt BE-së, ku veçmë dihet se këto ndryshime nuk kanë alternativë”, u shpreh Lloga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat