Miteva: Gjuha zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik

Maqedonia

Miteva: Gjuha zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:42
Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva u shpreh se ministri Bujar Osmani u turpërua për arsye se si ministër është i obliguar që ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas saj, Osmani me këtë veprim, ose ka treguar mosdije elementare ose me vetëdije i shkel ligjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas Kushtetutës, e vetmja gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase. Kjo është e vërtetuar me amendamentin 5. Në këtë amendament, neni 1 thekson qartë se gjuha zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë në marrëdhënie ndërkombëtare është gjuha maqedonase”, u shpreh Miteva.

Ajo thekoi se edhe neni 2 tregon se gjuha që e flasin 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare në territorin e Maqedonisë, por jo edhe gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar.

“Është bërë ndarje e qartë në Kushtetutë se cila gjuhë është gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar dhe kjo është gjuha maqedonase dhe alafabeti i saj cirilik”, u shpreh Miteva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat