Gërçeva: Nuk do të çuditem nëse BDI i blen zgjedhjet

Maqedonia

Gërçeva: Nuk do të çuditem nëse BDI i blen zgjedhjet

Më: 19 prill 2023 Në ora: 23:30
Solza Gërçva

Në lidhje me marrëveshjen me Bechtel & Enka, Solza Gërçva shprehet se edhe pse janë rrugët më të lira, do të paguhen shuma të mëdha.

“Kjo Qeveri nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë, ndërsa tani shkon me një mega projekt. Bëhet fjalë për autostradë prej 108 kilometra, mdërsa e gjithë rruga e korridoreve është 700 kilometra. Janë marrë pjesë që janë lehtë për t’u ndërtuar dhe ato do të ndërtohen dhe më pastaj do të paguajnë gazetarë për të mbrojtur projektin”, u shpreh Gërçeva.

Sipas saj, nuk është mirë që ambasadorja amerika ndërhyn në biznis, ndërsa emërimin e Artan Grubi si koordinator i projektit është shaka me opinionin.

“BDI do të mbulohet me para dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk më çudit nëse i blejnë zgjedhjet”, tha Gërçeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat