BDI: OBRM-PDUKM është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

Maqedonia

BDI: OBRM-PDUKM është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:55
foto

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi thuhet se OBRM-PDUKM për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e OBRM-PDUKM-së së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë. Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion. Përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ata shtojnë se partia e Mickoskit është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa bllokimi, siç thonë nga BDI, i integrimit të vendit në BE dhe miqësia me SHBA-të nga OBRM-PDUKM, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

“Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata janë qytetarë të dorës së dytë në shtet. OBRM-PDUKM në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat