Kryeministri Kovaçevski uron myslimanët për festën e Bajramit të Fitrit

Maqedonia

Kryeministri Kovaçevski uron myslimanët për festën e Bajramit të Fitrit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:49
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski uroi myslimanët për festën e Bajramit të Fitrit.

“Pranoni urimet e mia të sinqerta për paqe, gëzim dhe mirëqenie për të gjithë. Festat janë ditë kur familjarët, fqinjët, miqtë janë bashkë dhe ndajnë respekt, mirëkuptim dhe solidaritet reciprok”

“Pikërisht mbi këto vlera ndërtojmë bashkërisht shoqërinë tonë të barabartë për të gjithë qytetarët, duke promovuar multikulturalizmin si një përfitim funksional dhe me këtë veçanti ne e integrojmë shtetin në familjen evropiane të kombeve dhe shteteve”, uron kryeministri Kovaçevski.

Ai rikujtojn se kohën e sfidave ekonomike dhe të sigurisë, Maqedonia e Veriut është shembull unik për edukimin dhe zhvillimin e traditave, feve dhe komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat