Pendarovski-Bytyqi: Promovimi i edukimit digjital është me prioritet

Maqedonia

Pendarovski-Bytyqi: Promovimi i edukimit digjital është me prioritet

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:14
Pendarovski-Bytyqi

Si të zhvillohet ekosistemi i inovacionit për të tërhequr investime në Maqedoni, për të krijuar vende pune për të mbajtur të rinjtë dhe për të krijuar një masë kritike njerëzish të kualifikuar që do të bëhen shtytës të ndryshimeve pozitive.

Për këtë u debatua në konferencën “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativ të penguar nga kriza ekonomike”, ku folën presidenti Stevo Pendarovski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Prioritetet zhvillimore që kemi identifikuar janë transformimi digjital duke promovuar ekonominë dhe arsimin digjital, ngritjen e edukimit digjital, zhvillimin e sektorit të IT dhe digjitalizimin e plotë të të gjitha shërbimeve publike. Më pas, arsimi, rinia dhe zhvillimi gjithëpërfshirës. Për të dalë nga spiralja në rënie e arsimit të vjetërsuar, papunësisë dhe varfërisë, përjashtimit social dhe emigracionit masiv, na duhen reforma të menduara mirë në hap me kohën”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

“Burimi bazë i ekonomisë, njohuria, kreativiteti dhe inovacioni po fitojnë domethënie në Revolucionin e Katërt Industrial, në të cilin digjitalizimi ka futur një cilësi të re në ndërvarësinë globale, në rrjedhën e mallrave, shërbimeve, kapitalit, teknologjive dhe informacionit. Ndryshimet teknologjike po reduktojnë kostot e lidhjes”, deklaroi Fatmiri Bytyqi, ZVKM për Çështje Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat