Pendarovski: Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike

Maqedonia

Pendarovski: Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:23
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës ndërkombëtare të lirisë së medias u shpreh se mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta praktikojë secili prej nesh.

Presidenti thekson se Dita ndërkombëtare e lirisë së medias, e cila këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si shtytëse e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, po festohet në kushte të disa krizave që po pushtojnë të sotmen tonë.

“Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të zëshëm në sigurimin e të drejtave më të mëdha, siguri dhe kushte për punë për gazetarët dhe punëtorët medial në mënyrë që ata profesionalisht ta kryejnë detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojnë në kohë, saktë dhe pa censurë dhe pa presione politike apo biznesore”, u shpreh Pendarovski.

Bashkë me gazetarët, shton Pendarovski, duhet të luftojmë edhe kundër lajmeve të rreme për shkak se qytetarët kanë të drejtë të informohen në kohë dhe saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat