Ademi: Nëse vendosim për një njësi zgjedhore duhet të vendoset edhe për pragun prej 5%

Maqedonia

Ademi: Nëse vendosim për një njësi zgjedhore duhet të vendoset edhe për pragun prej 5%

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:45
Ademi

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim u shpreh se si parti politike janë të hapur për diskutime për gjitha propozimet.

“Nëse flasim për modelin dhe nëse vendosim për një njësi zgjedhore, duhet të vendoset edhe për pragun dhe për listat e hapura, prag prej 5%”, u shpreh Ademi i cili përfaqëson BDI-në në grupin punues për reforma në legjislacion.

Ai tha se në mbledhjen e grupit punues kjo temë nuk është diskutuar, dhe se ky grup punues nuk është formuar vetëm për këtë çështje.

Sa i përket detyrave të grupit të punës për reforma në legjislacion ai theksoi se si parti politike do të mbështesin zbatimin e rekomandimeve dhe vërejtjeve të OSBE-së, ndërsa siç thotë ai, për këtë nevojitet edhe konsensus ndërpartiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat