COVID-19 prej sot do të trajtohet si sëmundje e thjeshtë në Maqedoni, hiqen edhe masat e fundit

Maqedonia

COVID-19 prej sot do të trajtohet si sëmundje e thjeshtë në Maqedoni, hiqen edhe masat e fundit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 15:14
Zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedoviq

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i ka shqyrtuar dhe pranuar rekomandimet e OBSH-së që të shfuqizohen të gjitha kovid-masat dhe prej sot COVID-19 do të trajtohet si sëmundje ngjitëse e thjeshtë.

Zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedoviq, tha se i kanë pranuar rekomandimet e OBSH-së për të bërë tranzicion që COVID-19 të trajtohet si sëmundje e thjeshtë në nivelin e sëmundjeve tjera ngjitëse në Maqedoni.

“Bëhet fjalë për katër masa: mbajtja e detyrueshme e maskës në spitale, në barnatore, në transportin publik dhe shtëpitë e pleqve. Si komision rekomandojmë që në spitale, sipas përvojës pozitive, njerëzit që do të vizitojnë spitalet të mbajnë maska, sidomos ato mbi 65-vjeç dhe të sëmurët kronikë”, tha Mehmedoviq.

Ai shtoi se ende mbetet rekomandimi që të vaksinohen qytetarët, në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat