Partitë më të vogla të Maqedonisë kërkojnë një njësi zgjedhore

Maqedonia

Partitë më të vogla të Maqedonisë kërkojnë një njësi zgjedhore

Më: 8 maj 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Deputetët e PLD-së, Lidhjes Demokratike, E Majta, Partia Demokratike e Turqve, OBRM – Partia Popullore, të cilët janë edhe propozues të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor shprehen se vendit i nevojitet një njësi zgjedhore.

Krahas kërkesës për një njësi zgjedhore, këto parti më të vogla kërkojnë edhe të mos ketë prag zgjedhore për arsye se në këtë mënyrë do të demokratizohet vendi por edhe do të forcohet përgjegjësia e bartësve të funksioneve publike.

“Konsiderojmë se në këtë mënyrë Kuvendi do të jetë real. Sipas anketave, rreth 70 për qind e qytetarëve janë për një njësi zgjedhore dhe shumica e konsiderojnë se në këtë mënyrë do të kenë mundësi të zgjedhin secilin”, u shpreh Pavle Trajanovski.

Sipas tij, me gjashtë njësi zgjedhore përparësi kanë katër partitë politike të opozitës dhe pozitës, ndërsa partitë më të vogla nuk kanë mundësi të barabarta.

“Për këtë shkak propozojmë që Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore”, tha mes tjerash Trajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat