Spasovski: Rreth 180 mijë armë me leje në RMV, 4 qershori afati i fundi për riregjistrim

Maqedonia

Spasovski: Rreth 180 mijë armë me leje në RMV, 4 qershori afati i fundi për riregjistrim

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:01
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë ekskluzive për Alsat ka deklaruar në vend ka rreth 180 mijë armë zyrtarisht të regjistruara, ndërsa më 4 qershor përfundon afati për ndryshimin e leje për përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas tij, gjatë vitit 2022 dhe 2023 është evidentuar ulje e interesimit mbi lejet për armë zjarri.

“Sipas të dhënave të cilat i posedojmë dhe bazuar në projektin në të cilin punojmë OSBE-në për krijimin e një baze digjitale nga hyrja e armës në shtet deri tek shfrytëzuesi, kemi rreth 180 mijë në shtet. Nuk mund të flasim me të dhëna absolute për personat që posedojnë sepse për një leje mund të jepen 10 miratime për të porositur armë dhe në bazë vjetore nuk punohet vetëm me leje të reja, por edhe me leja të cilat skadojnë. Me rëndësi është që numrat që i referohen armëve të porositura bien çdo vit”.

“Në vitin 2021 kemi dhënë 3.365 pëlqime, në vitin 2022 kemi dhënë 2.480 pëlqime dhe në vitin 2023 deri tani 1.697 pëlqime. Ajo që është me rëndësi për neve si qytetarë dhe për ata që posedojnë armë është se 4 qershori 2023 është afati fundit për ndryshimin e lejeve të vjetra për përdorimin e armës së zjarrit me lejet e reja. Apeloj që qytetarët ta bëjnë këtë në përputhje me afatet ligjore. Pas këtij afati do të ndërmerren masa rigoroze për ata që nuk respektojnë atë afat”, tha Spasovski.

I pyetur për sa kallëzime penale ka sjellë MPB mbi dyshimet për përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit nga janari i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, Spasovski tha se punojnë pandërprerë punojnë në zbulimin e veprimtarive të kundërligjshme që i referohen përdorimit, përpunimit dhe tregtisë me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat