Shëndetësisë së Maqedonisë i mungojnë tetë mijë motra medicinale

Maqedonia

Shëndetësisë së Maqedonisë i mungojnë tetë mijë motra medicinale

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Dyfish më pak motra medicinale ka shëndetësia publike e Maqedonisë së Veriut. Vendit i nevojiten rreth tetë mijë motra medicinale. Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta dhe statusi i pazgjidhur kanë sjellë në ikje të madhe të kuadrit shëndetësor.

Përveç ikjes në vendet e BE-së, një numër i madh i motrave medicinale i kanë lëshuar institucionet shëndetësore publike për ato private, thonë nga Sindikata e shoqatave të motrave medicinale, të cilët nga Qeveria kanë kërkuar masa urgjente.

Numri i infermiereve që kanë gjetur punë më të mirë në sektorin privat dhe jashtë vendit është i madh.

“Nuk mund të punojë dikush 5 vjet me kontratë në vepër për 12 mijë denarë dhe në konkurs në vend që kontraktorët të jenë të punësuar, punësohen persona tjerë. Kur ata janë me kontratë dhe nuk i punësoni, natyrisht ata do të largohen. Është e trishtueshme që infermierët më të vjetër të specializuar dhe me përvojë largohen, pra largohen nga vendi me familjet e tyre. Janë disa agjenci, nuk e dimë cilat, të cilat kanë oferta për në Gjermani dhe kanë shkuar shumë atje”, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e Sindikatës së shoqatave të infermierëve dhe shtoi se ministrat e shëndetësisë vetëm ndryshohen dhe nuk bëjnë asgjë në lidhje me kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat