Gjithsej 640 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 640 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Më: 15 maj 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit.

“Nga 640 shoferë të gjobitur, 51 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse 7 prej tyre janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar ”, thuhet në raportin policor.

Nga gjithsej 640 automjete, 320 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 320 të tjerë jashtë vendbanimit.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat