Kovaçevski takon Scholz dhe Michel: E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër

Maqedonia

Kovaçevski takon Scholz dhe Michel: E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:47
Dimitar Kovaçevski

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe këtu në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Moldavi, përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe hapat e ardhshëm përpara, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Biseduam për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është marrëveshja më e mirë që mund të arrijmë dhe kjo mundësi historike duhet shfrytëzuar”, shkruan Kovaçevski.

Kryeministri njofton se ka pasur një bisedë të këndshme edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“I konfirmuam qëndrimet tona për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Mbështetja e fortë nga partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë, të cilët njohin përparimin e vendit tonë, është e rëndësishme. E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër, qytetarët tanë meritojnë një të ardhme evropiane dhe një standard më të mirë jetese”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat