Delegacioni i BE-së në RMV: Konkluzionet e KE-së janë të qarta

Maqedonia

Delegacioni i BE-së në RMV: Konkluzionet e KE-së janë të qarta

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të ketë me mundësi shfuqizimi. Delegacioni i Bashkimit Evropian në RMV me një mesazh se konkluzionet për ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Këshilli në korrik të vitit të kaluar janë të qarta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për të përfunduar këtë fazë hapëse të negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendosi, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të korrikut 2022, të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare, me qëllim për të paraqitur kornizën negociuese dhe gjendjen e punës përgatitore nga Komisioni Evropian dhe është i gatshëm ta mbajë atë pa vonesa të mëtejshme apo vendime shtesë politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese të lartpërmendura, në përputhje me procedurat e saj të brendshme”, thekson Delegacioni i BE-së.

Nga atje nuk duan të komentojnë detajet e takimit Kovaçevski-Mickoski, njofton “Sitel”.

Por, qëndrimi i delegacionit të BE-së vjen pasi Mickoski, pas takimit me Kryeministrin, doli me një kërkesë të tillë që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Qeveria e RMV-së ka pranuar që seanca e dytë ndërqeveritare, me të cilën në fakt nis negociatat me BE-në të mbahet pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat