Stoillkovski, Pendarovskit: Ka qëndrim të njëjtë me Kovaçevskin dhe BDI-në

Maqedonia

Stoillkovski, Pendarovskit: Ka qëndrim të njëjtë me Kovaçevskin dhe BDI-në

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:12
Naum Stoillkovski

Ndaj deklaratave të Presidentit ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, zëdhënësi i së cilës Naum Stoillkovski doli dhe tha se as nuk e vinin në dyshim se Pendarovski do të kishte qëndrimin e njëjti si kryeministri Kovaçevski dhe BDI-ja.

“Nuk kishim dyshim se Stevo Pendarovski do të kishte qëndrim të ndryshëm nga Dimitar Kovaçevski dhe pronari i tyre në pushtet, BDI. E imagjinoni sikur të guxonte të kishte një qëndrim me të cilin do të mbronte interesat kombëtare dhe shtetërore.

Është obligim i Stevo Pendarovskit që të bëjë atë që mendon se është më e mira për shtetin dhe popullin, jo atë që është e mirë për Dimitar Kovaçevskin dhe BDI-në”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat