Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Sektori për punë të brendshme Shkup-Njësia për siguri të komunikacionit rrugor nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët përreth arenës nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

Ku me fillim në orën 20:45 do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll mes reprezentacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhra.

Që do t’i japin nëpunësit policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat