Kovaçevski: Shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur”

Maqedonia

Kovaçevski: Shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur”

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:05
Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në panelin e organizuar në Forumin e Prespës për Dialog, ka kritikuar politikanët që nuk e mbështesin idenë e “Ballkani i Hapur”, duke thënë se kufinjtë mes shteteve të Ballkanit duhet të hiqen pasi ata tashmë janë vatër e korrupsionit.

“Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur” sepse nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të thotë imagjinoni.

Atëherë si mund të ekzistojë BE-ja, sepse ku është kufiri mes Portugalisë dhe Greqisë, ku është kufiri mes Bullgarisë dhe Suedisë, do të thotë e sheh se çfarë politikanë ke në Ballkan, do të gjejnë gjithçka, ndonjë budallallëk që mos të kenë kooperim mes vendeve. Imagjinoni nëse dikush në Gjermani do të thoshte, kjo BE është…jo gjithkush ka kufi mes vete. Dhe paradoksi më i madh është se vendet e vetme që nuk kanë pasur kufi për 50 vjet dhe tani jemi vendet e vetme që kanë kufi. Këta persona që janë të ulur në rreshtin e parë, që vijnë nga Gjermania, Franca”.

“Ata kanë pasur kufi, tani ata nuk kanë kufi, ne kemi kufi! Kur ata kishin kufi, ne nuk kishim kufi dhe tani po na japin ndihmë, IPA fonde për kontroll më të mirë kufitar. Më japin para që t’i vendos në kufi, kjo është paradoks.

Duhet të flasim për problemet, kemi sfidë në veri, kjo duhet të zgjidhet. Nuk kemi nevojë për këta kufi të çmendur, kjo është budallallëk. Cili është niveli i doganës mes vendeve të Ballkanit, 0. Pse kemi nevojë për kufi, për korrupsion? Kufijtë në Ballkan janë vetëm burim i korrupsionit dhe asgjë më tepër, vetëm burim i korrupsionit, dhe po e mbaroj me këtë!”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat