Ndërpritet komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, shkaku i vërshimeve të mëdha

Maqedonia

Ndërpritet komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, shkaku i vërshimeve të mëdha

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:24
Gradsko-Prilep

Komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep sot në mëngjes është bllokuar plotësisht për shkak të vërshimeve, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Reshjet e shiut bënë që lumi Raeçka të derdhej në vendin ku po ndërtohen dy tunele të reja dhe e bëri rrugën të pakalueshme. Ky vend përmbytet sa herë që bie shi pak më i fortë.

AMSM paraprakisht kishte njoftuar se në rrugë ka pasur sasi të madhe të ujit në nyjen afër “Motel Drenovës”, ndërsa ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rënie guri para tuneleve afër Pletvarit.

QMK thotë se janë duke u marrë masat e pastrimit dhe në terren ndodhet një ekip i Komisariatit të Policisë Gradsko dhe një ekip me makineri që punojnë për nxjerrjen e ujit dhe pastrimin e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat