Aksident në Shkup, lëndohet një i mitur

Maqedonia

Aksident në Shkup, lëndohet një i mitur

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një i mitur është goditur dje nga një automjet në rrugën “Aradhat Partizane” në Shkup, njofton MPB.

Sipas detajeve, me datë 19.06.2023 rreth orës 21.10, në SPB Shkup është raportuar se në sheshin “Aradhat Partizane”, automjeti “Suzuki Swift” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A.(22) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të mitur nga Shkupi.

Pas aksidentit i mituri është transferuar në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipet policore nga SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat