Dehari: Nuk mendoj se ndonjë nga funksionarët do të jap dorëheqje, që të zgjidhë situatën në BDI

Maqedonia

Dehari: Nuk mendoj se ndonjë nga funksionarët do të jap dorëheqje, që të zgjidhë situatën në BDI

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:43
Fatmir Dehari

Fatmir Dehari nga BDI deklaron se ende nuk ka krijuar bindjen, se ndonjëri nga funksionarët aktualë të BDI-së do të japin dorëheqje.

Dehari në ClickPlus tha se me dorëheqjen e ndonjërit do t’i jepet mundësi liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që të zgjidhë situatën e krijuar në BDI.

“Do të bëj një qasje të këtillë.

Përderisa jemi në këtë situata, nuk kam akoma bindjen se cilido nga ata nuk ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëflijuar në kuptimin politik, që do të thotë ose të largohet… për t’i dhënë kontribut, mundësi kryetarit të partisë për të ndihmuar në këtë situatë”, tha Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat