Në prag të Kurban Bajramit janë mbledhur 130 metër kub mbetje nga deponitë ilegale në Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë

Maqedonia

Në prag të Kurban Bajramit janë mbledhur 130 metër kub mbetje nga deponitë ilegale në Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një duzinë deponi ilegale në komunat Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Gazi Babë janë pastruar gjatë fundjavës së kaluar nga ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup.

Siç njoftojnë nga Ndërmarrja Publike, deponitë ilegale të hequra ishin të vendosura në rrugën Ferid Murat – afër Shtëpisë së Pensionistëve dhe Samoilova – pranë Myftinisë së Shkupit, në bulevardet Aleksandar Makedonski – afër vendbanimit Gazi Babë dhe Nikolla Karev (Rruga e plastikave) në komunën e Çairit, bulevardi Brigada Maqedonase-Kosovare – në komunën e Shuto Orizares, rruga Butelska – afër tregut në komunën e Butelit dhe në stacionin e fundit të autobusit 45 në komunën e Gazi Babës.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë zhvilluar aktivitete të intensifikuara për pastrimin e deponive, në kuadër të të cilave janë grumbulluar rreth 130 metra kub mbeturina të hedhura në hapësirat publike dhe të trafikut.

Njëkohësisht këtë vit në komunat e Shkupit ku festohet në mënyrë masive kjo festë do të vendosen kontejnerë të posaçëm ku qytetarët do të mund të depozitojnë mbeturinat e tyre organike, ndërsa kompania do të kryejë aktivitete për larjen me dorë dhe makina të oborreve dhe rrethinat më të afërta të objekteve më të mëdha fetare islame”, theksoi drejtoresha e NP Higjiena Komunale-Shkup, Kosana Nikoliq Mazneva”, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat