Bastisje në Manastir, zbulohen lëndë narkotike

Maqedonia

Bastisje në Manastir, zbulohen lëndë narkotike

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është realizuar edhe një bastisje nga policia, këtë herë anti-drogë.

“Më datë 26.06.2023, nënpunësit policorë nga policia kriminalistike e SPB Manastir ka arrestuar V.R.(40) nga Manastiri.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Manastir, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë marihuanë.

Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat