Pendarovski: Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal, të përshpejtohen integrimet evropiane

Maqedonia

Pendarovski: Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal, të përshpejtohen integrimet evropiane

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:17
Presidenti Pendarovski

“Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit” është motoja e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Në Podgoricë, në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të këtij procesi, Presidenti Pendarovski tha se fokusi kryesor do të jetë pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve euroatlantike.

“Duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, si sfidë serioze për kontinentin evropian dhe më gjerë, por edhe sfidat që dalin nga çështjet e pazgjidhura në rajonin tonë, si kryesues të ardhshëm do të fokusohemi tek parimet që përmenden në dokumentet e themelimit të kësaj nisme – marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, stabilitet, siguri dhe integrimi I vendeve tona në familjen evropiane”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësinë nga njoftimi i paradokohshëm i Presidentit të Komisionit Evropian për Planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tha se është tërësisht në pajtim me kërkesat që të fitohet një përparësi e caktuar nga anëtarësimit në BE, para anëtarësimit formal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat