Hapet hetim kundër shoferit të ekskavatorit në Shkup

Maqedonia

Hapet hetim kundër shoferit të ekskavatorit në Shkup

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

I pandehuri 42 vjeçar nga Shkupi, më 1 korrik në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup, ka drejtuar ekskavatori pa respektuar rregullat e komunikacionit rrugor dhe ka rrezikuar jetën e personave. Në vendkalim për këmbësorë ka qëlluar trupin e një këmbësore e cila ka humbur jetën.

Prokurori Publik ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë dhënë disa urdhra me qëllim që të dihen rrethanat dhe të vërtetohen arsyet e aksidentit.

Që të sigurohet prania e të dyshuarit, prokurori publik gjykatësit në procedurë paraprake i propozoi caktimin  e masave të sigurimit ndalim për dalje nga vendbanimi. detyrimin për t’u paraqitur herë pas here në Gjykatë si dhe marrjen e dokumentit të udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat