Reagon grupi i zjarrit në BDI: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Maqedonia

Reagon grupi i zjarrit në BDI: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Nga fraksioni i BDI-së përmes një njoftimi theksojnë se zgjedhjet e brendshme në BDI i vlerësojnë si farsë.

“Edhepse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjerë që ky proces është edhe një farsë, pasi që kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit”, thuhet në reagimin e këtij grupi.

Sipas tyre, ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhepse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002.

“Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës”, thuhet në fund të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat