Bëhen të ditur emrat e kryetarëve të rinj të degëve të BDI-së, Bekim Neziri në krye të Çairit

Maqedonia

Bëhen të ditur emrat e kryetarëve të rinj të degëve të BDI-së, Bekim Neziri në krye të Çairit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp bëri të ditur rezultatet e zgjedhjeve brenda partiake që ndodhën në partinë e tij.

Në Çair në kryetar dege do të jetë Bekim Neziri, Mirsad Ibraimi në Likovë, Ridvan Asani në Kumanovë, në Butell Muharem Asani, në Shuto Orizare Ilaz Leskovica, në Petrovec Naser Haliti, në Jegunocë Eldin Ademi, Kërçovë Ardita Dani, Dibër Artin Spahiu, në Krushevë Abib Vexhiu, në Manastir Lutfi Ameti, në Pllansicë Bajram Karamaleski, Veles Lokman Salija dhe në Prespë Arjan Mujedini.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se zgjedhjet kanë qenë demokratike ku është zbatuar parimi një anëtar një votë.

Ahmeti tha se po ashtu do të ketë zgjedhje brenda partiake në Strugë, Saraj, Haraçinë, Ohër, Gazi Babë, Karposh, Çuçer Sandevë dhe Mavrovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat