Një pjesë e të punësuarve në “NTP Shkup” sot në grevë

Maqedonia

Një pjesë e të punësuarve në “NTP Shkup” sot në grevë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Numri i autobusëve të Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) nëpër Shkup është reduktuar për shkak të grevës së një prej sindikatave në ndërmarrjen publike.

Dje anëtarët e organizatës sindikaliste Spice njoftuan se do të protestojnë mëngjesin e sotëm nga ora 4:30 deri në 12:30.

Kërkesat e sindikatës, që sollën vendimin për grevë, janë harmonizimi i pagës minimale me kontratën kolektive, mospagimi i orëve jashtë orarit apo ushqimi për punëtorët e turnit të natës.

Për grevën e Spice nuk ka mbështetje nga sindikatat e tjera në NPT nga ku thonë se do të ketë autobusë në rrugët e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat