Në Çair promovohet rruga “Sulë Hotla”

Maqedonia

Në Çair promovohet rruga “Sulë Hotla”

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:58
Çair

Në Çair të Shkupit u bë promovimi i rrugës “Sulë Hotla”. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Çairit, Visar Ganiu, deputeti Izet Mexhiti si dhe historiani Hysni Shaqiri, njëherit dhe bashkëvendës i luftëtarit Sulë Hotla.

Në përkujtim të angazhimeve dhe sakrificave kombëtare të Sulë Hotlës, organizatorët mbajtën edhe akademi përkujtimore ku Shaqiri tregoi historinë dhe veprimtarinë e tij kombëtare.

Sulë Hotla në periudhën 1927 deri 1941, ka qenë kryetar i komunës së Mateçit ndërsa ka marë pjesë në luftëra të ndryshme veçanërisht në zonën e Karadakut. Sipas Shaqirit, emërtimi i kësaj rruge me emrin e Sulë Hotlës, është vepër historike.

“Në këtë takim me këtë vepër kaq madhore që është shumë me përmbajtje historike për interesin e shqiptarëve që kanë arritur deri në këtë nivel që ta zyrtarizojnë emërtimin e një rruge të qytetit të vjetër dardan dhe vilajetit të Kosovës, Shkupit, kjo është suksesi më i madh dhe duhet në një mënyrë apo tjetër, jo vetëm personat të cilët e kanë kryer këtë punë, të jenë të lumtur dhe të gëzuar por gjithë shqiptaria, por më shumë, shqiptarët e Shkupit”, deklaroi Hysni Shaqiri, historian dhe bashkëfshatar i Sulë Hotlës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat