Ndalohet një 40-vjeçar nga Bogdanci, kapet duke vjedhur

Maqedonia

Ndalohet një 40-vjeçar nga Bogdanci, kapet duke vjedhur

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

MPB njofton se është ndaluar një 48-vjeçar nga Bogdanci, për shkak se është kapur duke vjedhur.

“Me datë 15.07.2023 në ora 17:00 në Bogdanci, zyrtarë policorë të Policisë së Bogdancit e kanë ndaluar S.P. (40) nga Bogdanci.

Ai dyshohet se nga ora 08:00 deri në 14:30 ka hyrë në një lokal shitjeje në Bogdanci dhe ka marrë para. Atij iu gjet një pjesë e parave, një lëndë pluhur dhe një tabletë.

Personi është mbajtur në polici dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngitet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat