Ndalohet një 36-vjeçar në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Maqedonia

Ndalohet një 36-vjeçar në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Është arrestuar shkupjani Q.D., i cili kërkohej me fletëarrest, për vuajtje të dënimit prej një viti në burgun e Shkupit.

“Dje, rreth orës 23:00 në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar-Seksioni i Hetimeve, në koordinim me nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë e kanë arrestuar Q.D. (36) nga Shkupi.

Ai është kërkuar me urdhërarrest qendror në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat