Aksident në rrugën Manastir-Kërçovë, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Manastir-Kërçovë, humb jetën një person

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Një banor i Kërçovës ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë, në afërsi të fshatit Kladnik.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën “Lada Samara” me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Ndërsa mjekët nga Qendra Mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat