Maqedoni, Dibra nesër 6 orë nuk do të ketë ujë

Maqedonia

Maqedoni, Dibra nesër 6 orë nuk do të ketë ujë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Në Dibër nesër në periudhën nga ora 6 deri në orën 12 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Nga N.P. “Standard”, e cila administron ujësjellësin Rosoki-Dibër, njoftojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë të përdoruesve në qytet është për shkak të kryerjes së intervenimit në rezervuarin e qytetit, me qëllim për të përmirësuar furnizimin me ujë.

Momentalisht në rezervuarin e qytetit arrijnë 135 litra ujë në sekondë.

Nga ndërmarrja theksojnë se dukshëm është rritur konsumi i ujit dhe apelojnë për përdorim racional të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat